Shokët e mbajtën në krahë, prindërit dhe të afërmit me të fikët në rrugë…Shikoni si u përcoll sot shoferi i Xhafajt


Mes dhimbjes së madhe për humbjen e jetës së 31 vjeçarit Shkëlzen Qordja, familjarët, miqtë dhe kolegët e tij e përcollën për në banesën e fundit në varrezat e Tufinës, pasi familjarët vendosën të kishin një ceremoni jo publike.

Sakaq hetimet paraprake janë përqëndruar në pistën e vetëvrasjes ndërsa asnjë nga të afërmit nuk ka dijeni për ndonjë problem që mund të ketë shqetësuar atë ditët e fundit deri në vendimin ekstrem.

Shoferi i Ministrit të Brerndshëm banonte në katin e dytë të një ndërtese në zonën e Qytet Studentit.

Atë të gjithë e njihnin si një djalë të qetë dhe që nuk sillte probleme në lagje.

Fqinjët nuk kanë nguruar të japin përshtypjet e tyre të fundit për kamerën e OraNews.

Gruaja: Ishte njeri i qetë, familje e shkëlqyer. Nuk ka pas probleme këtu në lagje.

Gruaja: I thjeshtë, i urtë, i sjellshëm dhe shumë i edukuar dukej.

Baby Boo