Shokët e Luizit bëjnë deklaratën e papritur: Letrën e burrit të Oltës e ka shkruar Anaid Kaloti


Meridian Ramçaj është ish banori i BB VIP i cili disa ditë më parë merrte pjesë në videot live të Anaid Kalotit, mirëpo tashmë nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre. Dy protagonistët kanë filluar ti bien publikisht njëri tjetrit dhe të hedhin akuza të rēndα.

Anaidi u shpreh se Meridiani bashkëpunon me ‘Top Channel’ dhe kanë tentuar t’i marrin Instagramin Luizit, madje se ai i ka prishur edhe kontratën qindra mijëra euroshe me Golden Eagle.

Ndërsa nga ana tjetër Meridiani, gjatë një videoje live me dy miqtë e ngushtë të Luizit dhe me ish fituesin Arbër Zeka, i ka mohuar këto akuza, teksa ka thënë diçka të padëgjuar më parë.

Këta të fundit, së bashku me ish-banorin e “BB”, Arbër Zeka, u shprehën se Anaid Kaloti menaxhon rrjetet sociale të Olta Gixharit, madje ka qenë ai i cili ka shkruar letrën me të cilën aktorja u surprizua disa javë më parë. Letra supozohej se ishte nga bashkëshorti i saj.

“Le të dali Anaidi tani publikisht të thojë kush e ka shkruajtur letrën e Olta Gixharit që ka lexuar burri i Oltës brenda në shtëpi. A është Anaidi personi që e ka shkruar letrën? Le të dalë publikisht ta thotë që “PO” unë jam personi që kam shkruajtur letrën”-tha Meridiani.

Baby Boo