Shokë nga kombësi të ndryshme i japin lamtumirën e fundit Ajdinit nga Kumanova


Rasti tragjik që ndodhi para tri ditëve në Tiranë, ku jetën e humbi i riu nga Kumanova, Ajdin Mustafi, ka tr*onditur jo vetëm familjarët, shokët por edhe gjithë ata që e kanë njohur ose kanë qëndruarnjë periudhë të shkurtë me të. Se sa vlente Ajdini për shoqërinë tregon fakti që një numër i madh i shokëve erdhën nga Gjeneva e Zvicrës për ti dhënë lamtumirën e fundit dhe për ta kryer ceremoninë e va*rrimit të shokut të tyre.

Shoqëria e Ajdinit ishtë një përzierje e shumë kombësive sepse ai kishte prekur në zemrat e shumë njerzve duke i bërë për vete me sjelljet e tij prej një njeriu të madh e gjithmonë të buzëqeshur. Kosova, Bujanoci, Zvicra, Portugalia, Turqia, Algjeria, Burkina Faso e Republika Dominikane ishin vendet prej nga vinin me prejardhje shoqëria e Ajdinit, të cilët u mishëruan me familjen dhe dhimbjen për humbjen e Ajdinit e kaluan duke u mbështetur në krenarinë për djalin e shokun e tyre.

Imami i xhamisë së Gjenevës, hoxhë Riad Aliu, me të ndëgjuar për rastin u nis për në Kumanovë, duke u bashkuar me familjen Mustafa në ceremoninë e va*rrimit.
Zoti i madhërishëm e mëshiroftë Ajdinin dhe e bëftë banor të parajsës, familjes e shoqërisë ju dhashtë durimin dhe forcën për ta kaluar këtë dhimbje. Ky pra ishte Ajdin Mustafi, djaloshi që kishte bërë për vete, njerëz nga e gjithë bota mbarë.
H. M.

Baby Boo