Shoferi shqiptar shkruan në Snapchat e Whatsapp derisa nget autobusin të mbushur me udhëtarë (VIDEO)


Një drejtues i autobusit i kompanisë “Arditi Tours”, është filmuar duke shkruar mesazhe telefoni në rrjetet sociale, WhatsApp dhe Snapchat, derisa po e ngiste automjetin me udhëtarë.

Në xhirimin e bërë gjatë javës së kaluar rrugës për Shqipëri, shihet se ai edhe lëvizë me shpejtësi më të lartë se që lejohet në autosradë.

Klankosova.tv ka kontaktuar me menaxherin e kompanisë, Albert Fazliu, i cili me t’i parë xhirimet e ofruara nga portali, tha se do ta gjobis shoferin me 200 euro, ndërsa u zotua se këso raste nuk do të përsëriten më.

Baby Boo