Shoferi i autobusit e lë në rrugë personin me nevoja të veçanta, në ndihmë i dalin qytetarët! (VIDEO)


Thoni ta hapë rampën… Rampën alo… Ky është një nga problemet me të cilat shpeshherë përballet Erkani, person me nevoja të veçanta.
“U ndjeva jo mirë, është jonjerëzore që autobusi të mos ndalet në mes të stacionit edhe pse të ka parë. Më pa që qëndroj në stacion, plus edhe fëmijët i thanë hape rampën që të ngjitem”, tregon Erkan Qahili.
Me të njëjtin problem Erkani u përball edhe sot.

A mundet rampën?
Ekipi i mediave e shoqëroi djaloshin deri në stacionin e autobusëve.
Për destinacionin e tij erdhi një autobus dykatësh, të gjithë u ngjitën përveç Erkanit, kjo pasi të njëjtit nuk janë të adaptuar për persona me pengesa në lëvizje.

Erkani priti gjatë që të vijë ndonjë nga autobusët e rinj, të vetmit që ofrojnë këto kushte. Por kur i njëjti erdhi përsëri pati telashe. I thamë shoferit që ta lëshoj rampën, por ishin qytetarët ata që ndihmuan. Në fund shoferi erdhi vetëm për ta mbyllur rampën.

Nuk është hera e parë që po i ndodh ky diskriminim në transport publik, tregon Erkani. Mirëpo me këto video dëshiron të sensibilizohet me personat tjerë me nevoja të veçanta, të cilët, pikërisht për shkak të këtyre barrierave izolohen në shtëpi.
“Nuk ishte hera e parë, po për herë të parë xhirova që të kem dëshmi se kjo ndodh realisht, sepse kam paraqitur disa herë por nuk ka patur kurrfarë efekti”, tregon më tej Qahili.

Personat me nevoja të veçanta fizike hasin në shumë vështirësi, duke nisur nga shkollimi, që në të shumtën e rasteve nuk i ofron kushtet e nevojshme, qasja në institucione, pastaj kafeneve dhe mungesën e tualeteve të përshtatshme për ta. Ministrja e punës dhe politikës sociale premton përmirësim të kushteve, por nuk tha asgjë konkrete se si do ta bëj të njëjtën. Nga Ndërmarrja për qarkullim publik thonë se nuk diskriminojnë personat e kësaj kategorie dhe se do të sanksionohen shoferët që nuk u ndihmojnë.

“Në të gjitha autobusët ka rampa, domethënë në ato kinezë “Yutong”, të cilët punojnë në një sistem elektronik, ndërsa në ato të ukrainas “Laz” dhe në MAN janë manuale. Në disa automjete kineze rampat nuk janë funksionale, janë duke u servisuar. Bëhet fjalë për një sistem menaxhimi elektronik shumë të ndjeshëm”, thonë nga NQP. Erkani thotë se ka edhe shoferë të mirë, që e përshëndesin dhe ia zgjasin dorën gjithnjë që e shohin, porosit edhe personat e tjerë që të jenë më të kujdesshëm, ngaqë siç thotë të gjithë mund të ndodhen në situatë të këtillë.

Baby Boo