Shndërroi Netanjahun në derr, Jerusalem Post ndërpret bashkëpunimin me autorin e karikaturës


Ka qenë një ndër karikaturat më të përfolura ajo ku kryeministri izraeli Benjamim Netanjahu paraqitet si një derr – me gjasë i kënaqur – bashkë me të tjerë, teksa pozojnë pas miratimit të ligjit të shumëdebatueshëm mbi shpalljen e Izraelit si shtet-komb hebre përcjell Fakte.

Autori Avi Katz, nuk do punojë më për     Jerusalem Raport, pronë e Jerusalem Post, mu për këtë shkak.

Drejtuesit e Jerusalem Post thanë se e morrën këtë vendim për shkak të “qëndrimit personal të Kats”, promovuar në median e tyre.

Nga ana tjetër, Shoqata e Gazetarëve e Izraelit reagoi duke kërkuar rishikimin e vendimit. Kritikët këmbëngulin se ky veprim kërcënon edhe paqen me palestinezët. /tesheshi

Baby Boo