Shmanget tragjedia në Kukës, i riu tenton të vrasë me makinë të dashurën


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Kukës. Burime nga policia bëjnë me dije se një i ri ka përplasur me makinë me qëllim për të vrarë, bashkëjetuesen e tij.

Policia ka vënë në pranga sot autorin e ngjarjes i cili tentoi të vriste të renë me inicialet M. B., e cila ndodhet në spital.

Sipas policisë, dy ditë më parë 28-vjeçari me inicialet Gj.N., nga Oroshi i Mirditës, në rrugën Kukës-Uzinë, në vendin e quajtur “Ura 6-metrosh”, duke lëvizur me mjetin tip “Benz”, ka tentuar të vrasë, duke e goditur me mjetin që drejtonte bashkëjetuesen e tij, shtetasen M. B., 42 vjeçe, banuese në Pukë.

Kjo e fundit po lëvizte me mjetin tip “Renault” dhe ka mbetur e plagosur.

Sipas policisë 42-vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

I riu ka dëmtuar edhe mjetin në lëvizje, tip ‘Benz’, në pronësi të 56-vjeçarit me inicialet V. A., banues në Kodër Lumë, Kukës.

Njoftimi i Policisë së Kukësit:

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vrasjen e mbetur në tentativë të shtetases M.B., më datë 09.07.2018, u ndalua shtetasi në kërkim Gj.N., vjeç 28, banues në Orosh Mirditë. Nenet 76, 22, 290, 130/a e 150 të Kodit Penal.

Baby Boo