Shkurtimi i pagave kritikohet nga sindikatat


Lidhja e Sindikatave nuk pajtohet me uljen e pagave të paralajmëruar nga kreu i LSDM-së Zoran Zaev. LSM nuk do të pranojë asgjë që mund të rrezikojë dhe shkel të drejtat e punëtorëve dhe në kundërshtim me Ligjin e Punës dhe marrëveshjeve kolektive.

Pasi që ligji dhe marrëveshjet kolektive nuk i detyrojnë të tre palët – partnerët social, sindikatat, punëdhënësit dhe qeveria. Për ne si sindikata të Maqedonisë nuk mund të jetë e pranueshme- deklaroi Darko Dimovski kryetar i LSM-së.

Sindikata e Pavarur e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës është gjithashtu kundër uljes së pagave të punonjësve të administratës publike. Kërkon që qeveria të refuzojë propozimin e Zaevit, të dhënë si drejtues i partisë në pushtet, pasi do të godiste punëtorët me paga më të ulëta.

SASHK

“Sidomos reagimet më të ashpra kanë qenë nga ana punonjësve të arsimit, të cilët, në interes të nxënësve, në mënyrë indirekte dhe të shtetit, po bëjnë përpjekje mbinjerëzore përmes formave dhe metodave alternative, në kushte shtëpiake, për të zbatuar programin e planifikuar.”

Organizata e punëdhënësve beson se sulmet ndaj biznesmenëve në rrjetet sociale janë të pabaza. Punëdhënësit inkurajojnë punonjësit që t’i kalojnë këto kohëra të vështira dhe të zbatojnë masat qeveritare.

Organizata e Punëdhënësve

“Ata na quajnë oligarkë, njerëz të pasur dhe madje nuk ngopen me problemet e kompanive dhe do të ishin të lumtur të mbyllen të gjitha. Me siguri këta njerëz kurrë nuk kanë hyrë në fabrikë dhe mendojnë se buxheti mbushet me ministra dhe nga partia në pushtet “.

Kreu i opozitës, Hristijan Mickoski beson se me shkurtimin e pagave në administratë, kriza do të thellohet.

Zaevi me këtë plan po përpiqet që paaftësinë e qeverisë ta paguajë me punën e punëtorëve të cilëve do t’ua shkurtojë në mënyrë drastike pagat. Menjëherë paga mesatare e paarritshme prej 500 eurosh u ul në 230. Dhe nëse do të ishte në rrethana të tjera, kjo do të quhej vjedhje- deklaroi Hristijan Mickoski lider i VMRO DPMNE.

Reaguan edhe nga Aleanca për Shqiptarët. Kjo parti konsideron se paga minimale për punonjësit e sektorit publik mund të mos mbulojë nevojat mujore dhe kërkojnë që këto paga të mbeten të njëjta. Një ditë më parë kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, përveç pagës minimale për tërë administratën, propozoi pagë minimale për muajin prill dhe maj edhe për ata punëtorë që qëndruan në shtëpi sepse kompanitë nuk po funksionojnë për shkak të krizës. Ndërsa paga minimale në administratë të mos vlejë për mjekët dhe personelin mjekësor, policët, ushtarët dhe ata që punojnë me ta në trajtimin e krizës së koronavirusit.

Baby Boo