Shkupjani thotë se ia kanë marrë gruan nga Shqipëria në parkingun e një fabrike në Tetovë


Një shkupjan në orët e para të ditës së sotme ka raportuar se në Tetovë i kanë marrë gruan nga Shqipëria. Nga MPB thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit.

“Me datë 17.06.2023 në ora 01:45 në Stacionin Policor të Tetovës J.R.(36) nga Shkupi ka raportuar se me datë 16.06.2023, rreth orës 21:45, në parking para një fabrike në Tetovë ku kanë punuar së bashku me gruan e tij të pamartuar K.T. (27) nga R. Shqipërisë, me vendbanim në Tetovë, gruaja e tij, K.T. është detyruar me forcë nga nëna e saj B.T. dhe tre persona të tjerë që të largohej me një automjet me ta. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Baby Boo