Shkupjani paraqitet si avokat në Facebook, 60 vjeçarja bie pre e mashtrimit

Mandatory Credit: Photo by Valentin Wolf/imageBROKER/REX/Shutterstock (9433091a) Smartphone screen with Facebook app icon VARIOUS

Një burrë nga Shkupi përmes rrjetit social Facebook, ka mashtruar një grua 60-vjeçare, duke u paraqitur se është avokat dhe e detyroi atë t’i paguajë për shërbimin e pretenduar ligjor.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, personi me iniciale A.V (33 vjeçar) nga Shkupi, gjatë muajit shkurt të vitit 2022, duke përdorur një grup në rrjetin social Facebook, ka mashtruar një grua 60-vjeçare nga Shkupi se është avokat dhe për gjoja shërbim juridik, e ka udhëzuar atë që në total në tri fletëpagesa t’i paguajë “avokatit” 28.500 denarë.

SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale A.V, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim”. Rasti po shqyrtohet dhe po punohet deri në zbardhjen e plotë të tij.

Baby Boo