Shkupjani ka harxhuar 180 mijë euro brenda një jave, të fituara te rasti “Reket”


Njëri nga të dyshuarit në rastin “Zhvatja” pas marrjes së këstit të parë të parave në vlerë prej një milion eurove, për vetëm disa ditë jashtë shtetit ka shpenzuar 180 mijë euro, shkruan Dojçe Vele. Lidhur me h.etimet për këtë rast, Dojçe Vele shkruan se është duke u ngushtuar edhe rrethi i të dy.shuarve. Sipas informatave të tyre, është e mundur që së shpejti edhe persona tjerë të përfshihen në hetimin që po zhvillohet për rastin “Zhvatja”.
Bëhet fjalë për bashkëpunëtor të njërit nga të d.yshuarit, emrat e të cilëve janë bërë të ditur gjatë dëshmive për rastin.

Mbetet e paqartë nëse kjo është e ndërlidhur me deklaratën që një javë më parë e ka dhënë pensionistja Liljana Todorovski, ideja e të cilës për ndërtimin e Kompleksit Evropain për persona të moshuar është dhënë nëpërmjet organizatës joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare” e Bojan Jovanovskit. Në bazë të marrëveshjes me organizatën, Todorvoskës në llogarinë bankare i janë transferuar 720 mijë euro, para këto që i janë marrë nga bashkëpunëtorë të Jovanovskit. Pasi rasti “Zhvatja” u bë publikë, Todorovska për mediat thoshte se është e pl.açkitur.

Ndryshe, në rastin “Zhvatja” janë të dy.shuar Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13, Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec dhe kryeprokurorja speciale, Katica Janeva. Dy.shimet e prokurorisë janë se ata kanë marrë 1,5 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera.

Baby Boo