Shkupjani i kërcënohet ish të dashurës: Mi jep 2.000 euro ose publikoj fotografi…


Në Stacionin Policor në Karposh, dje një vajzë 26 vjeçare nga Shkupi ka lajmëruar se ish i dashuri i saj V.S.D. e ka kërcënuar.

Pasi që me 30 prill e ka ndërprerë lidhjen e dashurisë me V.S.D., ai iu është kërcënuar dhe i ka kërkuar që t`i jap 2.000 euro pasi që është dëmtuar. Iu është kërcënuar se do t`ia marr kujdestarinë mbi fëmijën e saj, të cilit ai nuk është prind.

V.S.D. iu është kërcënuar se do të publikoje fotografi me përmbajtje komprometuese, ndërsa profili i tij në Facebook ka dërguar një fotografi dhe porosi me përmbajtje komprometuese deri te motra e saj, si dhe te dy shoqet e saj.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./Almakos

Baby Boo