Shkupjani hafiz Ramadan Ibraimi, një këndues Kurani që le pa fjalë mijëra njerëz


Shkup, 28 shkurt, 2022-Ilahisti i njohur nga Maqedonia e veriut, Ramadan Ibraimi po tejkalon të gjithë kufijt me zërin e tij plot muzikalitet,vokal i shkëlqyer, duke i interpretuar në formën me të bukur ilahit në gjuhë të ndryshme.

Ibraimi deri më tani është një personalitete i njohur në botën e këndimit të Kuranit famëlart dhe ilahive të ndryshme në gjuhën shqipe, turke, arabe dhe të tjera.

Ramadani një djal i lindur dhe i rritur në Shkup më saktësisht në vendbanimin Studenican, ndersa i shkolluar në universitetin më presitgjioz në Turqi, në univerzitetin Uludag Universitesi në qytetin e bukur të Bursës.

Ramadani është një njeri i dashur, i këndshem për të gjitha moshat, me zërin e tij plot muzikalitet i magjepson me mijëra ndjekës të tij në rrjetet sociale dhe në kanalin botëror youtube.
Ramadani cdo dit po bën përpjekje maksimale që fjalën e perëndis t’a shpërndajë nga të gjithë anët e botës, përmes zërit të tij të vecant, i cili zë po drithëron trupat e njerëzve, krijon ndjenja të vecanta, madje shumë persona po e fillojnë ditën duke i lëshuar ilahit në kanalin youtube të hoxhës të nderuar, Ramadan Ibraimit, i cili është Hafëz i Kuranit famëlart.
Ramadani për kët vit ka planifikuar një program mjaft ambicioz dhe projekt në dobi të besimtarëve musliman kudo në bot.
Ai do të organizon tribuna dhe këndime të kuranit të cilat do të bëhen videoklipe dhe do të prezantohen jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Turqi, Zvicër, Gjermani dhe kudo në Evropë.

Baby Boo