Shkupjani e therrë gruan me thikë, pastaj e dërgon në spital


Qetësinë e mëngjesit të hershëm të policisë së Shkupit, e ka prishur një thirrje nga spitali i qytetit në Shkup. Nga ky spital kanë njoftuar dje policinë se te ata është sjellur gruaja me iniciale P.V. (52) me plagë të shkaktuar me thikë në stomak.

Policia ka marrë masa adekuate dhe është vërtetuar se parmbrëmë rreth orës 20 në rrugën “Viniçka” gjatë një zenke familjare, P.V. ka marrë plagë nga bashkëshorti i saj 64 vjeçar me iniciale B.A., transmeton Gazeta Lajm.

Më pas, B.A. me veturë e ka dërguar bashkëshorten ne spital, ku është operuar menjeherë. Bashkëshorti është arrestuar nga policia.

Baby Boo