Shkupjani, bashkëlu*ftëtari i Adem Jasharit, trimi për të cilin nuk foli askush


Para tre viteve ka ndërruar jetë ish lu*ftëtari i U Ç K-së, Fatmir Mjaku, nga Shkupi, i cili ishte edhe bashkëlu ftëtar i Komandantit Adem Jashari.
Edhe pse vet vepra e tij e bënte të madh Fatmir Mjakun, askush deri më tani nuk denjoi ta thotë një fjalë për të, asnjë homazh ta bëjë tek varri i atij burri, që kur askush nuk e dinte se kush ishte Adem Jashari, ai lu ftonte krah për krah me të.

Çuditërisht as andej e as këtej kufiri, askush as edhe një fjalë s’e foli, dhe nuk e shkruajti për këtë mort të madh që ra mbi shqiptarë.
Fatmir Mjaku ishte ndër celulat e para të UÇK-së, i cili ishte edhe në mesin e grupit të parë, të 52 personave që i mbaruan stërvitjet ushtarake në Shqipëri, bashkë me Adem Jasharin, njofton Infokusi.

Mjaku më pas ka shërbyer edhe në Njësin Atlantiku të shqiptaro – amerikanëve që stoikisht qëndruan në Koshare, duke bërë që armiku gja.katar të mposhtej nga djemtë e U Ç K-së.
Fatmir Mjaku pas lu*ftës hoqi uniformën e U Ç K-së dhe vazhdoi ta jepte kontributin aty ku nevojitej më së shumti, në edukukimin e brezave të rinj.

Majku kurrë nuk deshi të bëhet pjesë e politikës së pasluftës, por me zell kontribuoi pa ia nda shtetëndertimit dhe edukimit të brezave.
Ai asnjëherë nuk u krekos se ishte bashkëlu ftëtar i Ademit dhe Agimit, por kujtimin për ta e ruante me xhelozi e zj arr të madh që vetëm një patriot e atdhetar i madh mund ta dijë e ta përjetoi.

Baby Boo