Shkupjani arrestohet për shkak se rrahu nënën e tij


Një 45-vjeçar nga Shkupi ka përfunduar në polici pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën e tij 70 vjeçe. Nga MPB shtojnë se i njëjti gjithashtu e ka kërcënuar nënën e tij.

“Me datë 06.05.2023 në ora 18:20 në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB-Shkupi kanë privuar nga liria M.Ç.(45) nga Shkupi pasi rreth orës 17:50 në shtëpinë familjare ka sulmuar fizikisht nënën e tij 70 vjeçare dhe e ka kërcënuar. Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Baby Boo