Shkupi nis aventurën në Turqi, testohet nga Neftçi


Ekipi i F.C. Shkupit nga dita e sotme ka nisur fazën kryesore të përgatitjeve në Bollu të Turqisë. Ekipi Çairas në Bollu do të përgatitet për ndeshjen e Raundit të parë te Liga Europës në të cilë do të përballet me kampionin e shumë fisht skocez Gllazgoë Rangers. Ekspedita e Shkupit në kampin stërvitor në Bollu do të qëndroj gjer më 3 korrik. Gjatë qëndrimit në Bollu, është paraparë që ekipi nga Çairi të zhvilloj tre ndeshje miqësore, por deri më tani ata kanë zyrtarizuar vetëm një dhe atë kundër Neftiçi-t nga Azerbajxhani e cila do të zhvillohet më 24 qershor. Pjesën e parë të përgatitjeve Shkupi e ka kryer në Stadiumin Çair për më tepër ka zhvilluar edhe një ndeshje kontrolluese kundër kampionëve të Kosovës, Dritën e Gjilanit të cilën Çairasit si nikoqir arritën ta fitojnë me rrezultat 2-0.

Baby Boo