Shkupi kryeson me numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus


Sot vendi regjistron shifrën më të ulët të të infektuarve me COVID-19, që pas raportit të 4 gushtit. Nga 860 testime të bëra gjatë 24 orëve të fundit, tek 78 persona është hasur prania e virusit korona. Të prekurit janë nga 17 qytete. Nga rastet e reja numër dyshifrorë të të infektuarve ka vetëm Shkupi, 28. Që nga fillimi i pandemisë, Maqedonia e Veriut regjistron 13673 qytetarë të infektuar. 10150 tashmë e kanë kaluar sfidën shëndetësore të përballjes me këtë sëmundje, duke përfshirë këtu edhe 40 personat e regjistruar si të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë natës së kaluar 4 pacientë kanë ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një 68 vjeçare nga Kumanova, një 71 dhe një 83 vjeçar nga Gostivari dhe viktima e katërt është një 73 vjeçare nga Tetova. Deri tani 568 qytetarë kanë humbur jetën nga ky virus, 234 prej tyre vetëm në Shkup.
2995 raste vazhdojnë të jenë aktive. Më shumë se 100 raste aktive regjistrojnë 8 qytete.

QYTETE/RASTE AKTIVE: Shkup – 876 Kumanovë- 340 Gostivar -312 Shtip- 258 Tetovë-172 Strugë-140 Kavadarc-101 Kërçovë- 100. Deri tani në vendin tonë janë bërë 138.325 testime. Shumica e të infektuarve janë të moshës mbi 60 vjeç, respektivisht 22.51%./Evi Shkopi

Baby Boo