“Shkupi jeton në epidemi të dhu*nës në trafik”: Të mërkurën masa e 89-të kritike e biçikletave


Çiklistët nga iniciativa Në rrota të mërkurën do të vozisin Masën kritike të 89-të, nëpër rrugët e Shkupit, në shenjë proteste kundër qëndrimit pasiv të pushtetit lokal që të ndërmerr masa për të përmirësuar sigurinë zhgënjyese në rrugët e kryeqytetit. Gjiroja do të nisë në orën 17:30 nga sheshi Maqedonia. Nga kjo iniciativë thonë se “Shkupi jeton në një epidemi të dhunës në trafik” dhe se “nevojitet vizion i vërtetë politik për ndryshim, e jo ​​viktima të reja”.

Ata pyesin se “edhe sa viktima duhet të shohim rrugëve dhe në vendkalimet për këmbësorët që pushteti vendor të ndërgjegjësohet”, se duhen masa urgjente dhe se “nuk ka asgjë më të rëndësishme se jeta e njeriut”.
Siç thonë, koncepti i tyre i quajtur “Vision Zero” do të thotë se mjafton vetëm një viktimë që alarmi të aktivizohet.

Nga Iniciativa “Në rrota” pohojnë se para më shumë se 20 ditësh u kanë dërguar pyetje të gjithë kryetarëve të komunave në Shkup, si dhe kryetares së Shkupit Danela Arsovska se çfarë planifikojnë të bëjnë për të përmirësuar sigurinë në komunikacion.
Ata kanë propozuar edhe masa konkrete si ulja e shpejtësisë në trafikun motorik, përmirësimi i projektimit të infrastrukturës së trafikut apo kufizimi i shpejtësisë duke shpallur Zonën 30.

Deri më tani asnjë komunë nuk iu ka përgjigjur pyetjeve të tyre.
Çiklistët u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që janë në gjendje dhe ndiejnë përgjegjësi t’i bashkohen vozitjes së përbashkët nëpër rrugët e Shkupit.

Baby Boo