Shkupi i bllokuar nga VMRO-DPMNE!


Në udhëkryqin te Kuvendi, i cili ishte një prej lokacioneve për bllokada, u mblodhën anëtarë, deputetë, por edhe personazhe të larta partiake të VMRO-DPMNE, mes tyre edhe profesoresha Gordana Siljanovska. Edhe pse paraprakisht u paralajmërua se para Kuvendit do të mbajë fjalim kryetari i partisë, Hristijan Mickovski, ai vetëm vizitoi që të tre lokacionet ku kishte bllokadë.

“Presin nga pushteti të tregoj nëse në misionin e tyre diplomatik përsëri vendosen në tavolinën e negociatave identiteti, gjuha dhe kultura dhe nëse Zoran Zaev përsëri luan rolin e tregtarit të vetëm dhe pa ditur askush këtu në Maqedoni ai e përcakton fatin e të gjithë qytetarëve dhe ai të bëhet gjykatës i gjithë kësaj”, tha Vllado Misajllovski – nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

“Nëse i ashtuquajturi Udhërrëfyes përfshin pozita që janë të pranueshme për qytetarët tanë, nëse ai nuk përfshinë pozitat e Deklaratës së Kuvendit bullgar atëherë me shumë gjasa nuk duhet të ketë frikë Qeveria të tregojë se për çfarë saktësisht po negociohet në atë proces. Të mos lejohet edhe një nënçmim nacional që u bë praktikë”, u shpreh Timço Mucunski nga VMRO-DPMNE.
Historiania Natasha Kotllar, thotë se sipas nenit 8 të Marrëveshjes me Bullgarinë, tashmë preket identiteti maqedonas.

“Në atë Marrëveshje Bullgaria tashmë ka siguruar të drejta për të kontestuar identitetin, përkatësisht të krijojë kontest për identitetin. Çfarë do të thotë kjo, kontestim i gjuhës maqedonase, historisë kombëtare maqedonase dhe kulturës kombëtare maqedonase. Që do të thotë, që të gjendet zgjidhje e këtij problemi, Maqedonia patjetër të bëjë lëshime”, deklaroi Natasha Kotllar – historiane.
Me Bullgarinë bisedohet në nivel sektorësh për ndërtim, lidhje dhe bashkëpunim mes dy vendeve dhe ky është Udhërrëfyesi, ndërsa negociata po udhëhiqen për propozimin portugez, thotë kryeministri Zaev.

“Propozimi portugez është parashtruar te ne dhe pala bullgare dhe është dorëzuar edhe te Mickovski dhe absolutisht ai e di se propozimi është i shkëlqyeshëm. Dhe tani të prodhoni pro*testa me 15 automjete dhe 20 persona, 13 automjete dhe 14 persona, me të vërtet është porosi që assesi s’mundem ta kuptoj”, u shpreh Zoran Zaev – kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Përveç para Kuvendit, të bllokuara ishin udhëkryqet te TC Mavrovasja dhe te ndërtesa e Nova Maqedonisë, ndërsa kishte bllokada edhe në dhjetë qytete të tjera të vendit. Nga VMRO-DPMNE paralajmërojnë se çdo ditë do të ketë bllokada derisa, siç thonë, nuk publikohen negociatat tr*adhtare të Zaevit dhe Buçkovskit.

Baby Boo