Shkupi fiton garën kundrejt tjerëve, e bën përvete Matej Cvetanovskin


Matej Cvetanovski te Shkupi. Është ky lajm bombë që burimet e Sportmanias arrijnë ta mësojnë jo zyrtarisht se Cvetanovski ka arritur akord me drejtuesit e Shkupit dhe gjysmësezonin pranveror do të jetë i veshur me fanellën bardhekaltër.

Burimet tona thonë se drejtuesit e Shkupit kanë arritur ta bindin Cvetanovskin për tu transferuar në Çair, duke pasur parasysh se në garë për të ishin edhe disa klube tjera nga vendi dhe jashtë tij.
Lajmi pritet të konfirmohet edhe nga vet klubi bardhekaltër.

Baby Boo