Shkupi fiton derbin ndaj Vardarit në Çair


Skuadra e Shkupit ka fituar duelin ndaj Vardarit me rezultat bindës 3:0 në ndeshjen e zhvilluar pasditën e sotme në kaudër të xhiros së 25-të në elitën e futbollit vendor. 45 minutat e para në stadiumin e Çairit u mbyllën me barazim pa gola, ndërsa në fraksionin e dytë bardhekaltërit shënuan të tre golat e fitores, me Dudun që shënoi golin e parë, ndërsa nga njëherë gjetën rrjetat edhe Trapanovski e Groner. Në takimin tjetër të luajtur ditën e sotme në Kavadar, Tikveshi dhe Sileksi nuk shkuan më shumë se një barazim 1:1.

Ndërkohë kjo xhiro do të kompletohet të dielën me 4 ndeshje tjera. Në Strugë do të ketë përplasje mes dy ekipeve shqiptare, me kampionët në fuqi që presin Voska Sportin. Shkëndija në Tetovë do të takohet me Bregallnicën, Gostivari do t’i matë forcat me Makedonija Gjorçe Petrovin, ndërsa Brera gostit Rabotniçkin.

Baby Boo