Shkupi e Prishtina diskutojnë mbi programin për bashkëpunim ndërkufitar


Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale (MVL) e Maqedonisë së Veriut, sot kanë mbajtur Forumin Konsultativ IPA II, programi i bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut. Gjatë këtij takimi u tregua se së shpejti do të lansohet edhe thirrja e ardhshme për aplikim për zonat e komunave të përfshira me vlerë prej rreth 3 milionë euro.

Aty u theksua se tematika e kësaj thirrjeje lidhet me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, mbrojtja e mjedisit, promovimi i ndryshimit të klimës menaxhimi dhe parandalimi rreziqeve. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi u shpreh se zhvillimet e fundit në botë po tregojnë nevojën për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërkufitar. Ai ka thënë se deri më tani në kuadër të këtij programi kanë financuar 14 projekte të përbashkëta, ndërsa me thirrjen e radhës presin të shtohet numri i këtyre projekteve.

“Deri më tani në kuadër të IPA ll kemi financuar gjithsej 14 projekte të përbashkëta dhe presim që ky numër të shumëfishohet përmes thirrjes së radhës dhe fillimit të implementimit të programit IPA lll 2021-2027. MAPL së bashku me Ministrinë për Vetëqeverisje Lokale në Maqedoni të Veriut dhe stafin e përbashkët të Sekretariatit Teknik në Prishtinë dhe Kumanovë është e gatshme dhe në dispozicion tuaj për të ofruar mbështetje në të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me aplikimin dhe implementimin e projekteve”, tha ai.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale i Maqedonisë Veriore, Goran Milevski tha se programe të tilla si kjo IPA ll ndihmojnë bashkëpunimi ndërkufitar ndërmjet dy vendeve fqinje. Ai u shpreh se përmes këtij takimi do të informojnë kryetarët e komunave për fazën finale të thirrjes së tretë e cila pritet të hapet në fund të këtij muaji dhe ka vlerën rreth 3 milionë euro.

“Projekti i IPA ll i zbatuar nga MAPL dhe bashkëpunimi është krijuar në bashkëpunimin e parë ndërmjet dy shteteve dhe është përgatitur si i pari. Periudha e dytë e projektit IPA kemi pasur 40 programe të përbashkëta dhe fonde nga BE. Nga pjesa jonë bashkëfinancimi i projekteve është dhënë deri 377 milionë euro dhe të gjitha këto janë zbatuar në fazën e zbatimit. Pra, projekte strategjike u zbatuan në pikat kufitare dhe është një praktikë që dëshirojmë ta marrim edhe pjesën tjetër të projektit dhe është interesante dhe rëndësishme që dëshirojmë ta ndajmë me kryetarët e komunave është faza finale e thirrjeve për propozimeve që pritet të njoftohet deri në fund të muajit dhe vlera është diku rreth 3 milionë euro që do të jepet zyrtarëve të dy shteteve dhe tjera thirrje do jetë për periudhën deri në vitin 2027”, tha ai.

Menaxheri i programit CBC i Zyrës së BE-së në Kosovë, George Papagiannis u shpreh se qëllimi i këtyre projekteve është rrija e bashkëpunimi ndërkufitar.
Ai u shpreh se për bashkëpunimin Kosovë-Maqedoni të Veriut, BE ka ndarë fond prej 8.5 milionë eurosh përmes të cilit janë kontraktuar 14 projekte, 9 prej tyre kanë qenë për komunat.

“Vlera totale që BE e ka kontribuar për këtë është më shumë se 25 milionë për një periudhë shtatëvjeçare dhe kemi edhe një shtatë vjetor që do të nisë vitin tjetër. Për bashkëpunimin Kosovë-Maqedoni e Veriut fondi ishte 8.5 milionë, deri më tani kemi kontraktuar 14 projekte nga të cilat 9 kanë qenë për komunat. Dhe dëshiroj të theksoj se Zyra e BE-së në Kosovë mbështet autoritetet lokale si aplikues dhe duhet ta marrin pronësinë e projekteve dhe të sigurojnë qëndrueshmëri të mëvonshme”, theksoi Papagiannis.

Ndërsa, udhëheqësja e sekretariatit të përbashkët, Albertina Binaku tregoi më shumë rreth programit të bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut. Ajo foli edhe për thirrjen e pestë për të cilët tha se beson se do të lansohet në prill të këtij viti.

“E pesta thirrje për propozime shpresojmë që do lansohet në prill 2022 buxheti i disponueshëm është deri në 3 milionë dhe është një ndarje 2018-2019 dhe 2022. Këto janë projekte tematike që do lansohet prioriteti tematik dy është që inkurajojmë trashëgiminë kulturore dhe natyrore dhe mbrojtja e mjedisit, promovimi i ndryshimit të klimës menaxhimi dhe parandalimi rreziqeve në secilin prioritet tematik ka objektivat specifike që duhet të adresohen në propozimet tuaja”, u shpreh ajo.

Në këtë takim konsultativ ishin të pranishëm kryetarët e komunave të zonave ndërkufitare të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Programi IPA për bashkëpunim ndërkufitar në mes dy vendeve ka nisur nga viti 2010./Kosovapress

Baby Boo