“Shkupi 2014”, hetimet pas kontrolleve të detajuara


Nuk do të hapet asnjë lëndë hetimore për personat juridik dhe fizik të përfshirë në projektin “Shkupi 2014” për aq kohë sa Prokuroria Speciale nuk verifikon të gjithë materialet që posedon.

Kryeprokurorja Speciale Katica Janeva deklaroi se për momentin po punojnë në analizimin dhe hetimin e dokumentave dhe kërkojnë të vërtetojnë se ku kanë përfunduar paratë e buxhetit, tek persona fizik apo jurdik dhe a janë ato mjete brenda ose jashtë vendit.

Si shtet shumë pak kemi mbajtur llogari për arkivimin dhe mënyrën e selektimit të dokumentave te cilat duhej të ruhen. Problem më të madh kemi me Qytetin e Shkupit dhe komunën Qendër, të cilat për blerjen e përmendorave të ndryshme nuk i kanë selektruar dokumentet dhe kjo na bën shumë probleme në punën tonë.

Pastaj një pjesë e dokumenteve i janë dhënë Arkivit Shtetrorë pastaj janë kthyer përsëri në komunën Qendër. Ata nuk dihet se ku janë. Në periudhën e fundit kemi zbuluar një numër të madh materialesh të ruajtura në Arkivin Shtetror por të pa nënshkruara, të cilat tani i kemi ne dhe po i analizojmë – dekalroi Katica Janeva, Prokurore Speciale Publike.

Sllagjana Taseska nga Transparency International thotë se qëllim i projektit “Shkupi 2014” ka qenë arritja e përfitimëve të disa përsonave të caktuar.

Rasti Shkupi 2014 është shembull i qartë i robërimit të procesit për marrjen e vendimeve politike i cili pastaj shndërrohet në korrupsion politik. Kur shfrytëzohen lidhjet në mes sektorit publik dhe privat dhe punohet ekskluzivisht që të kënaqen intersat e dikujt duke iu ikur të gjitha mekanizmave të qeverisjes së drejtësisë dhe të gjithë mekanizmave për kontroll dhe llogariëdhënie, kjo çon deri te një sistemi i pastër dhe i qartë i robërimit të të gjithë elementeve të shtetit – u shpreh Sllagjana Taseva, Kryetare e Transparency International.

Ndërsa Mirosllav Grçev nga grupi punës për rishikimin e projektit Shkupi “2014” theksoi se ky projekt ka pasur dëme politike, etnike, kulturore dhe ka pasur qëllim defokusimin e opinionit të gjërë. Në ndërkohë Prokuroria Speciale Publike tani më 2 vjet kryen procedurën parahetimorë për projektin “Shkupi 2014”. Indicie për këtë hetim kanë qenë bisedat telefonike për mënyrën se si është ndërtuar i gjithë projekti.

Baby Boo