Shkup: Zyrtarë i Bankës Botërore sulmohet nga qentë endacak, thyen këmbën duke ikur


Një zyrtarë i lartë nga ekipi i Bankës Botërore që po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup, ka thyer këmbën duke ikur nga qentë endacak, ka kuptuar nga burime të saj SDK, shkruan Pa Censurë.

Sipas këtij informacioni, zyrtari ka qenë duke shëtitur në Kej të Vardarit kur është sulmuar nga qentë. Pasi ka kërkuar ndihmë me zë të lartë disa kalimtarë i kanë dalur në ndihmë atij, mirëpo zyrtari ka thyer këmbën pasi është rrëzuar duke ikur nga qentë.

Sulmet e qenve endacakë janë shtuar së fundmi jo vetëm në kryeqytet por edhe në qytetet tjera. Qytetarë kanë dëshmuar se edhe një zyrtarë i NATO-s nga ekipi i Sekretarit Gjeneral Jans Stoltenberg ishte sulmuar nga qentë në qendër të Shkupit, por fatmirësisht kishte kaluar pa lëndime

Baby Boo