Shkup-Tetovë: Aksident i rëndë, njëri vozitës në gjendje të rëndë shëndetësore


Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në autostradën Shkup – Tetovë, pas pikë-pagesës rrugore në Saraj. Automobili i markës “BMW” në ora 17.40, është rrotulluar dhe është përplasur për murin mbrojtës njofton Policia e Maqedonisë.

“Deri më tani kemi informata se vozitësi është në gjendje të rënde shëndetësore dhe është dërguar në Qendrën Urgjente në Shkup” thonë nga policia.

Në terren kanë dalë ekipet për ekspertizë dhe për zbardhje të rastit.

Baby Boo