Shkup: Të shtunën do të bëhet spërkatje ajrore kundër mushkonjave


Bashkia e Shkupit njofton qytetarët se më 22.05.2021 do të fillojë dezinfektimi ajror në zonën e qytetit të Shkupit kundër mushkonjave dhe më 24.05.2021 dezinfektimi tokësor.
Nga Bashkia e Shkupit thonë se:
– Dezinsektimi ajror në zonën e qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave, do të bëhet më 22.05.2021 (e shtunë) dhe më 23.05.2021 (e diel), në orët e para të mëngjesit.

– Dezinsektimi tokësor në zonën e qytetit të Shkupit, kundër formave të rritura të mushkonjave do të bëhet nga 24.05.2021 (e hënë) deri më 28.05.2021 (e premte), në periudhën prej 22 deri në 03:00, ditën tjetër.
Nga Bashkia thonë se nëse kushtet e motit nuk lejojnë që dezinfektimi të kryhet, ai do të kryhet në të njëjtin termin ditën e parë pasuese, kur kushtet e motit do të jenë të favorshme.
Gjithashtu i ftojnë bletarët që të marrin me kohë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Baby Boo