Shkup, te një anëtar i shoqatës ‘’Vëllazëria Krishtere’’ gjenden maska dhe armë

Nga Prokuroria informojnë se te një 53-vjeçar nga Shkupi janë gjetur maska, armë, si dhe uniforma me logon e organizatës ‘’Vëllazëria Krishtere’’, njofton Portalb.mk.

Baby Boo Tinex

Prokuroria themelore publike në Shkup ka filluar hetim për miratimin e urdhrit për zbatimin e procesit hetimor kundër një personi, për punim të paautorizuar, mbajtje, dhe tregti me armë ose mjete eksplozive nga neni 369 alineja 1 nga Kodi Penal, njofton Fokus.

Gjatë kontrollit rutinor në veturën e tipit BMW më 15.09.2018 në orën 15.00, në bulevardin “Aleksandër Makedonski” në Shkup, janë gjetur armë edhe atë pistoletë, 43 plumba nga 9mm dhe 15 plumba nga 7,6 mm. Vetura është drejtuar nga i dyshuari, 53-vjeçari banor i Shkupit.

Me kërkesë te prokurorit publik dhe aprovimit nga gjykata përkatëse, është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur mjete, uniforma me logo të organizatës ‘’Vëllazëria Krishtere’’, maska, komplet uniformë me maskë, disa lloje të thikave, dhe mjete të tjera.

Prokurori publik nga Prokuroria themelore publike në Shkup vlerëson se janë përmbushur kushtet e parapara me ligj për shqiptimin e masës së paraburgimit për personin e dyshuar, për të cilën deri në gjykatë dorëzoi propozim. Gjykata e pranoi propozimin e prokurorisë dhe me vendim të dyshuarit i shqiptoi masën e paraburgimit me kohëzgjatje prej 30 ditësh, informojnë nga Prokuroria.

Restorant Lumare