Shkup, subvencione për dy mijë familje për pastrimin e oxhaqeve


Bashkia e Shkupit këtë vjeshtë do të subvencionojë 2000 mijë amvisëri dhe subjekte tjera në rajonin e Shkupit për pastrimin e oxhaqeve.

Për këtë qëllim në Buxhetin e Bashkisë së Shkupit janë ndarë dy milionë denarë. Shuma e subvencionit është 1.000 denarë, pavarësisht nga vlera e shërbimit për pastrim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për kompensimin të një pjese të shpenzimeve dhe vërtetimin se kriteret për marrje pjesë janë plotësuar, qytetarët duhet që deri te Bashkia e Shkupit të dorëzojnë disa dokumente. Ata janë kërkesë për kompensim që mund të merret në arkivën e Bashkisë së Shkupit ose të sigurohet në web-faqen www.skopje.gov.mk, ndërsa me dorëzimin e fotokopjes apo dokumentit të identifikimit do të vërtetohet banimi. E nevojshme është të dorëzohet vërtetim për pastrimin e realizuar, nënshkruar nga person profesionit që e ka pastruar oxhakun, llogari fiskale nga firma e regjistruar për pastrimi e oxhakut dhe fotokopje nga llogaria.

Autoritet e Bashkisë së Shkupit infiltrojnë se pagesa do të bëhet radhazi, sipas radhitjes së kërkesave të ardhura, pas sjelljes së vendimit për miratimin e kërkesave nga ana e Kryetarit të Bashkisë së Shkupit.

Bashkia e Shkupit në Bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Agjencisë për punësim zbatuan trajnime për 15 pastrues të oxhaqeve. Ekipi i parë nga 10 pastruesve të oxhaqeve të cilët mbaruan trajnimin, filluan me pastrimin e 100 oxhaqeve të amvisërisë të cilët u paraqitën në thirrjen për pastrim falas.

Në Shkup ka vetëm 8 persona të regjistruar për pastrimin e oxhaqeve, ndërsa 45% e numrit total të amvisërisë përdorin dru për ngrohje, gjegjësisht ajo është një e treta nga ndotja e ajrit në Shkup.

Sipas disa të dhënave, në Shkup ka mbi 60.000 oxhaqe që shumë rrallë pastrohet, ndërsa është e ditur se me oxhak të pa-pastruar ndot ajrin dy herë më shumë në krahasim me oxhakun e pastruar./Telegrafi/

Baby Boo