Shkup: Sot publikohet raporti i parë i punës së PSP-së


Misioni i OSBE-së në Shkup sot do ta publikojë raportin e parë për aktivitetet dhe lëndët nën kompetencë të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), percjell Fakte.

Në prezantimin që do të mbahet gjatë pasdites, do të marrë pjesë edhe shefi i OSBE-së, Xhefri Gollstin dhe prokurorja speciale, Katica Janeva.

Është paralajmëruar edhe fjalim i ish gjykatësese në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Mirjana Llazarova Trajkovska e cila do të flasë për PSP-në në prizmin e praktikës së gjykatës evropiane dhe standardeve evropiane për sundim të së drejtës./Portalb

Baby Boo