Shkup, shmangni këto rrugë, apelon policia!


Rruga 11 Tetori tashmë është mbyllur për qarkullim mëngjesin e sotëm pasi është paralajmëruar protestë para Kuvendit për orën 12.

Janë të mbyllura rrugët nga udhëkryqi pranë Kryqit të Kuq deri te qendra e biznesit “Paloma Bianca”. Prezencë e shtuar e policisë vërehet në parkun “Zhena Borec”, rreth Pazarit të gjelbër, në Kej dhe në sheshin “Maqedonia”.

Pas protestës së djeshme kundër propozimit francez, para Parlamentit u ngritën tenda në të cilat u njoftua se disa prej protestuesve do të flinin.
Në orën 13:00, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duhet t’i drejtohet Parlamentit dhe më pas nga ora 13:30 deputetët do të diskutojnë propozimin francez. Para deputetëve do të ketë fjalim edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Baby Boo