Shkup, rritje infeksionesh por jo sërish gjendje e jashtëzakonshme


Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski në fjalimin drejtuar opinionit bëri të ditur se nuk do të shpallë sërish gjendje të jashtëzakonshme.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski thekson, se deri tani të gjitha gjendjet e jashtëzakonshme i ka shpallur me kërkesë të qeverisë, mirëpo këtë radhë nuk do ta bëjë as vet e as nëse propozon qeveria sepse siç shprehet, nuk ka më nevojë. “Më 30 maj solla vendim për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila skadon nesër. Të gjitha gjendjet e mëparshme të jashtëzakonshme i kam shpallur me kërkesë të qeverisë, dhe me sugjerim të Këshillit për Sigurinë. Presidenti mundet edhe pa kërkesë të qeverisë të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, por nuk do ta bëj këtë. Për momentin nuk ka nevojë të shpallë gjendje të re të jashtëzakonshme”, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski.

“Vendit i nevojiten zgjedhje”

Sipas tijë vendit i nevojiten zgjedhje me qëllim që të kemi edhe parlament funksional. Ai është në komunikim me të gjithë liderët e partive politike dhe partnerët ndërkombëtarë strategjik për të arritur konsensus reth datës së së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Për fat të keq deri tani, pushteti dhe opozita nuk kanë arritur të gjejnë datë të përbashkët për zgjedhje, thotë presidenti Pendarovski.

“Nëse nuk dakordohemi për datë të përbashkët për zgjedhje inkluzive, kjo do të shkaktojë një krizë të thellë politike. Dua të bëj thirrje publike deri tek liderët e partive politike, të ulemi që sot së bashku dhe të gjejmë zgjidhje. Nëse nuk dakordohemi, do ta hapim derën për një krizë tjetër edhe më të thellë, me të cilën do të groposim të gjitha përpjekjet për të dalë nga kjo krizë”, shprehet Pendarovski.

Presidenti Pendarovski deri më tani ka shpallur katër herë gjendje të jashtëzakonshme, dy me nga 30 ditë dhe dy me nga 14 ditë. Gjendja e fundit e jashtëzakonshme ishte shpallur më 20 maj dhe skadon të shtunën më 13 qershor.

Baby Boo