Shkup : Rrihet një djalosh 16 vjeçar në autobusin nr.57


Rrihet një djalosh 16 vjeçar në një vendpritje të autobusëve lokal në Shkup, transmeton Almakos.

Ashtu si qëndron në buletinin e MPB-së, sot në mëngjes L.N.(39) në Sektorin për punë të brendshme në Shkup ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 00.30 në autobusin e JSP me numër 57 që ka lëvizur në relacionin nga Bit Pazari për në Lagjen Butel kur ka arritur në vendpritjen e autobusëve djali i saj 16 vjeçar është rrahur fizikisht nga ana e tre personave me të cilët paraprakisht kanë qenë në një aheng ditëlindje te një shoqe e tyre në një kafe në Qendër.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Baby Boo