Shkup, polici shkel kolegun e tij me “Hermelin”


Dje pasdite në kazermën “Gjorçe Petrov” një polic 25 vjeçar ka shkelur kolegun e tij me transporter të llojit “Hermelin”. Sipas policisë, me këtë rast ai ka lënduar kolegun në këmbën e majtë.

“Më datë 29.07.2019 është denoncuar se rreth orës 18 e 5 minuta brenda kazermës ‘Gjorçe Petrov’ policët kanë kryer kontroll të transporterëve të blinduar dhe me këtë rast një polic 25 jeçar duke vozitur “Hermelin Х09“ i ka shkaktuar lëndim në këmbën e majtë një polici 38 vjeçar. Atij i është ofruar ndihmë mjekësore në spitalin ‘8 Shtatori’. Lidhur me rastin është njoftuar edhe PTHP Shkup dhe janë kryer hetime në vendin e ngjarjes”, njoftoi policia, duke shtuar se kontrolli i brendshëm po ndërmerr masa për ndriçim të rastit.

Baby Boo