Shkup: Nesër kufizime në komunikacion për shkak të pro*testave të OBRM-PDUKM-së


Në rrugët e Shkupit prej 8 qershorit deri më 10 qershor do të ketë kufizime në qarkullim për shkak pro*testave të paralajmëruara nga OBRM-PDUKM.
Siç informojnë nga MPB, në Shkup më 8, 9 dhe 10 qershor (e martë, mërkurë dhe enjte) në periudhën prej 15:00 deri 17:00 është paraqitur pro*test e organizuar nga partia politike OBRM-PDUKM.

Ata thonë do të jetë i bllokuar udhëkryqi ndërmjet bulevardit “Goce Dellçev” dhe “Krste Petkov Misirkov”, udhëkryqi ndërmjet bulevardit “Kliment Ohdriski” dhe rrugës “Kiril dhe Metodi” dhe udhëkryqi ndërmjet rrugës “11 tetori” dhe “Filipi i Dytë i Maqedonisë”.
Policia kërkoi nga qytetarët të respektojnë punonjësit policor që janë përgjegjës për rregullimin e komunikacionit.
Ndryshe, bllokadat e partisë opozitare maqedonase do të zgjasin çdo ditë prej orës 15 deri në 17.

Baby Boo