Një zjarr ka shpërthyer rreth mesnatës në katin e parë të shtëpisë S.S (72) në rr “Gjorgi Pop Hristov” në Shkup, e cila është nxjerrë jashtë nga ana e fqinjëve të saj nga kati i dytë F.M (20) dhe M.M (28).
MPB informon se sipas analizave fillestare, me siguri arsye për zjarrin është shporeti i ndezur i haruar në kuzhinë.
Zjarri është shuar nga Brigada zjarrfikëse 20 minuta pas mesnate. Për shkak thithjes së sasisë më të madhe të tymit F.M dhe M.M i është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën klinike – Nënë Tereza, pas çka janë lëshuar në trajtim shtëpiak.