Shkup: Mbërrijnë 131 afganë – punonjës në OKB (VIDEO)


Në RMV qëndrojnë 531 qytetarë nga Afganistani
Mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ka mbërritur grupi prej 131 qytetarëve të Afganistanit. Bëhet fjalë për punonjës në OKB, për të cilët RMV-ja ka siguruar strehim të përkohshme deri në largimin e tyre për në vendet e treta.

Pas aterimit, sic thuhet në një komunikatë nga Qeveria, është zbatuar procedura standarde – kontrolli i sigurisë dhe testimi PCR.
Afganët përkohësisht do të akomodohen në Shkup, kurse harxhimet tërësisht do të mbulohen nga OKB.

Për momentin në Maqedoninë e Veriut qëndrojnë 531 qytetarë nga Afganistani për të cilët institucionet sigurojnë mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme.
Nga RMV-ja deri tani janë larguar 84 qytetarë afganë, ku strehim të përhershëm u siguruan Franca, Greqia, Irlanda, Portugalia dhe Brazili.

Baby Boo