Shkup, konferencë e NATO-s për komunikimet në kushte të luftës


Për momentin nuk ka kërcënim ushtarak për Maqedoninë e Veriut, ndërsa blerja e sistemit për mbrojtje ajrore nga Franca, që këto ditë e ka paralajmëruar Ministria e Mbrojtjes, është investim afatgjatë në stabilitetin e vendit. Këtë javë, më shumë se 300 ekspertë të fushës së komunikimeve të vendeve anëtare të NATO-s do të mblidhen në konferencë në Shkup, me qëllim që të arrihet marrëveshje për strategii të përbashkët për informim të saktë dhe në kohë dhe refuzim i sulmeve informative nga Rusia në lidhje me luftën në Ukrainë.

Burimi më problematik i informacioneve, i cili lajmet e rrejshme i shfrytëzon si armë, janë autoritetet në Moskë, jo vetëm në raport me luftën në Ukrainë, por edhe pika të tjera të dobëta, politike, ekonomike ose sociale, në vende të caktuara anëtare të NATO-s.

“Shohim se si komunikimet shfrytëzohen si armë, por në të njëjtën kohë shohim si komunikimet shfrytëzohen kundër nesh në vendet tona aleate – informacione të rrejshme, dezinformata. Për këtë arsye duhet të diskutojmë në mënyrë të përbashkët, të bashkëpunojmë, të mësojmë dhe të ndajmë. Kur jemi të bashkuar mund t’i tejkalojmë këto gjëra, t’i zhveshim ato” – deklaroi Xhej Xhanzen, drejtor i komunikimeve, komanda aleate NATO.

Për komunikim më të mirë në mes vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve aleate, në sigurimin e informacioneve të sakta dhe në kohë, përkundër propagandës dhe nxitjes së temave provokuese për demokracinë në Evropë, NATO-ja më 7 dhe 8 shtator, pikërisht në Shkup, do të mbledhë mbi 300 ekspertë të komunikimeve.

“30 vende aleate të NATO-s dhe shumë vende partnere, duke u mbledhur këtu në Shkup, në vendim më të ri anëtar, në debat për komunikimet strategjike – vetë ky fakt përcjell mesazh. Ky është simbol i rëndësishem për bashkimin, kohezionin dhe dëshirën tonë që të përballemi me çështje të vështira” – tha Xhanzen.

Për momenin nuk ka kërcënim ushtarak për Maqedoninë e Veriut, ndërsa prokurimi i paralajmëruar i sistemit për mbrojtje ajrore, nga Franca, sipas Ministres Sllavjanka Petrovska, është investim afatgjatë i sigurisë.

“Bëhet fjalë për financim shumëvjeçar dhe kuptohet që investimi në mbrojtje është diçka që duhet të ndiqet në vazhdimësi, në këtë mënyrë e kryejmë funksionin bazë – mbrojtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore. Në lidhje me atë nëse në këtë moment ekziston kërcënim, JO, nuk ekziston kërcënim për sulm ndaj vendit tonë, pork jo është pjesë e planit strategjik afatgjatë të mbrojtjes të shtetit tonë” – deklaroi Petrovska.

Sistemi për mbrojtje ajrore do të kushtojë rreth 66 milionë euro, të cilat do të duhet të paguhen në periudhë prej katër vitesh.

Baby Boo