Shkup: Kapet një hajn, ka sulmuar gra duke u vjedhur zinxhirët prej ari


Policia e Shkupit deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup, ka ngritur padi penale kundër L.S.(18) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer tri vepra penale, transmeton Almakos.

Ai i ka kryer vjedhjet në periudhën nga 10.09.2018 deri më 29.10.2018, prej të cilave dy në rajonin e Stacionit Policor në Qendër dhe njërën në Stacionin Policor në Kisella Voda.

Sipas policisë, L.S. ka lëvizur deri te dëmtuarit, ia ka vjedhur zinxhirët prej ari prej fytit. Në Stacionin Policor në Kisella Voda është bërë njoftimi prej të dëmtuarve./Almakos/

Baby Boo