Shkup, janë shtrenjtuar produktet që vijnë nga jashtë në Tregun e gjelbër, janë liruar ato vendore


Kriza ekonomike e shkaktuar pas paraqitjes së virusit korona, ka goditur edhe Tregun e Gjelbër në Shkup, ku mund të vërehej reduktim i konsumatorëve dhe rënie e dukshme e dinamikës së mëhershme. Produkte të caktuara tani shiten me çmime më të larta, megjithatë tregu i gjelbër vazhdon të ofroj produkte më lira në krahasim me dyqanet, me çmime më të volitshme dhe më të përshtatshme për xhepin e qytetarëve.

Tregtarët e këtij tregu u shprehën të shqetësuar në lidhje me këtë situatë dhe me gjendjen e tyre. Ata pretendojnë se çmimet nuk kanë ndryshuar dhe se nuk ka shitje fare.

“Ato çmime që kanë qenë ato janë. Nuk janë rritur. Shitje s’ka, është ndalur, nuk ka njerëz, nuk ka shitje fare”, tha një tregtar për Portalb.

Një tregtar tjetër deklaroi se edhe pse dyqanet kanë rritur çmimet 100%, çmimi i produkteve në treg vazhdojnë të jenë të njëjta si në periudhën paraprake.

“Në dyqane çmimet janë rritur 100%. Këtu në treg jo, çmimet janë njëjtë. Patatet kanë qenë 20 den gjithë dimrit. Të gjitha çmimet janë njëjtë. Nuk ka shitje, ka rënë shumë, shumë dobët. Vijnë pak njerëz por, ndonjë konsumator, por shumë dobët”, tha ai.

Tregtarët deklaruan se çmimet e produkteve vendore janë liruar, ndërsa produktet që vijnë nga jashtë janë shtrenjtuar.

“Kriza me virusin korona ka ndikuar shumë, sidomos te ne tregtarët. Shitja ka rënë shumë. Çmimet nuk ka ndryshuar, madje disa artikuj janë liruar. P.sh kastraveci është 40 den, ndërsa viteve të kaluare në këtë sezone ka qenë 70 den. Artikujt që vijnë prej jashtë janë shtrenjtuar, ato që janë prodhim i huaj jo i vendit, ndërsa artikujt vendor janë liruar. Në këtë sezone viteve të kaluar speci është shitur me copë, tani shitet ke kilogram”, tha një tregtar tjetër.

Ai shtoi se kanë marrë premtim nga Shoqata e Tregtarëve se gjatë periudhës së krizës do të kenë lirime për qiranë e tezgave të tyre.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në përputhje me masat e ndërmarra për ballafaqim me krizën e virusit korona, solli vendim për ngrirje të çmimeve të produkteve të caktuara, i cili do të vlejë deri më 30 prill të këtij viti. Në bazë të këtij vendimi, parashihet dënim deri më 5000 euro si dhe gjobë me burg, për ata të cilët nuk respektojnë këtë.

Baby Boo