Shkup, gjendet i vdekur një person në ujërat e Lumit Vardar


Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme nga ujërat e Lumit Vardar në Shkup është nxjerrë trupi i pajetë i një 61-vjeçari nga Shkupi.

“Më datë 19.04.2022, rreth orës 12.00 në SPB Shkup është raportuar se nga lumi Vardar në zonën e Gazi Babës është nxjerrë i mbytur R.K. (61) nga Shkupi. Vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Ndihma e Shpejtë, kontroll ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe prokurori, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion, thonë nga MPB.

Baby Boo