Shkup, digjen katër automjete në Krushopek të Sarajit


Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot në orët e para të mëngjesit janë djegur 4 automjete në fshatin Krushopek të komunës së Sarajit. Nga MPB thonë se zjarri është fikur nga ekipi i zjarrëfikësve, ndërsa fatmirësisht nu ka të lënduar.

“Me datë 14.09.2022 në ora 03.07 në SPB-Shkup është raportuar se në fshatin Krushopek, komuna Sarajit, ka rënë zjarr në automjetin e pasagjerëve “Opel” me targa të Shkupit në pronësi të O.S.(25) nga f. Krushopek, automjeti i pasagjerëve “Daevu Tiko”, me targa të Shkupit, në pronësi të R.S.(54) nga fshati Krushopek, automjeti “Mercedes” me targa të Shkupit në pronësi të M.S.(35) nga fshati Krushopek dhe një motoçikletë targa. Nga zjarri është përfshirë edhe muri dhe dera hyrëse e shtëpisë së B.S.(37), para së cilës ishin parkuar veturat. Zjarri është shuar nga një ekip i Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri dhe nuk ka persona të lënduar”, thonë nga MPB.

Baby Boo