Shkup, 24 aksidente trafiku vetëm gjatë fundjavës


Trembëdhjetë persona janë lënduar më lehtë në 10 nga gjithsej 24 fatkeqësitë e komunikacionit, që kanë ndodhur gjatë fundjavës së kaluar në rajonin e SPB Shkup. Në 14 fatkeqësi është shkaktuar vetëm dëm material.

Nga MPB-ja informojnë se këtë fundjavë policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar shumë kundërvajtje. Treqind e një shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe seç është lejuar, gjashtë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, katër shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalim të shënuar për këmbësorë, si dhe dy shoferë për tejkalim të parregullt.

Janë sanksionuar edhe 10 këmbësorë, të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit të shënuar dhe gjashtë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe. Ndërkaq, 146 automjete janë sanksionuar për shkak se janë parkuar në mënyrë të parregullt.

Nga komunikacioni janë përjashtuar pesë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 42 shoferë para se të marrin të drejtën për drejtimin e automjetit, 12 shoferë fillestarë, si dhe 40 automjete të paregjistruara.

Baby Boo