Shkup, 24 aksidente gjatë fundjavës me 20 persona të lënduar

Pesë persona janë lënduar rëndë, ndërsa 15 tjerë kanë marrë lëndime më të lehta në dhjetë nga 24 aksidente të regjistruara në fundjavë në territorin e SPB Shkup.

Baby Boo

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se në 14 aksidente është shkaktuar dëm material, ndërsa janë sanksionuar 271 shoferë për shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 83 janë përjashtuar nga komunikacioni për shkak se kanë vozitur nën ndikim të alkoolit.

Policia ka përjashtuar nga komunikacioni edhe 46 makina të paregjistruara, ndërsa për parkim joadekuat janë gjobitur 168 persona.