Shkrimtarin nga Shqipëria Fatmir Toçi, Komuna e Çairit e shpalli qytetar nderi


Me propozim të kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe me votën e këshilltarëve të Këshillit komunal të Çairit, shkrimtari nga Shqipëria Fatmir Toçi sot u shpall qytetar nderi i Çairit. Ganiu sqaroi se shpallja e Toçit qytetar nderi vije si shprehje e mirënjohjes dhe respektit të tij për kontributin e rëndësishëm në promovimin e bashkëpunimit dhe të zhvillimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Komunën e Çairit.

“Çairi gjithmonë ka qenë dhe mbetet i të gjithëve dhe për të gjithë. Edhe i atyre që jetojnë fizikisht tek ne edhe i atyre në zemrat e të cilëve jeton Çairi”, deklaroi kreu i Çairit, Visar Ganiu. Pas shpalljes qytetar nderi, Komuna e Çairit në bashkëpunim me Institutin për Trashëgimi Kulturore-Shpirtërore të Shqiptarëve dhe Botimeve Toena, promovuan sot edhe monografinë “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit” të shkrimtarit Fatmir Toçi.

Kjo vepër i është dedikuar njërës nga pjesët më të çmuara të trungut kombëtar dhe përmes historisë dhe të tashmes, autori na njofton nga afër me Arbëreshët e Italisë.
Promovimi i librit u bë në prezencën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, kabinetit qeveritarë, deputetëve, akademikëve dhe mysafirëve të shumtë.

Baby Boo