Shkrimi i Thaçit për Trepçën nxit reagime te serbët: Reagon Djuric


Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka shkruar sot për minierën e Trepçës duke i thënë epitetin e merituar “Thesar i Kosovës”, mirëpo kjo e shqetësuar Marko Djuricin, drejtorin e të ashtuqujaturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe i cili ka reaguar menjëherë.

Djuric i ka reaguar Thaçit duke thënë se Trepça i përket Serbisë dhe është thesar i saj.

“Trepca është një thesar i Serbisë. Serbia ka prova materiale për çdo dinar të investuar në Trepçë. Është fryt nga të gjithë qytetarët e Serbisë dhe puna e palodhur dhe djersa e minatorëve. Ata që e adoptojnë sot e kanë shkatërruar aq shumë sa që kanë mbetur vetëm gjurmët e madhështisë së dikurshme. Serbia do të rikthejë famën e Trepçës”, ka shkruar Djuric në Facebook.

Trepça është një minierë e lashtë plumbi, zinku,argjendi, kristaleve dhe mineraleve të ndryshme në Kosovë, gjegjësisht në komunën e Mitrovicës.

Baby Boo