“Shkretëtirë” në plazhet e Malit të Zi, kamarieri: Fitova vetëm 1 euro gjatë ndërrimit


Sezoni në Mal të Zi nuk ka përjetuar kurrë një rë*nie të tillë, për shkak të pa*ndemisë së ko*ronavir*usit dhe mbylljes së kufijve.Këtë e tregojnë edhe fotot nga plazhet nga ky vend që gjatë kësaj kohe, në rrethana të tjera do të “vlo*nte” nga njerëzit.

Kështu, për shembull, në fotografitë e publikuara në media, plazhi Bleçiq është plotësisht i zbrazët dhe gjithçka është plotësisht e shkretë. Vendasit ankohen se pothuajse asnjëherë situata nuk ka qenë e tillë, gjersa pronari i një kafeneje u ankua se fitoi vetëm një euro në ndërrimin e parë.

Kujtojmë se, sipas ndryshimeve të fundit, qytetarët e Kosovës që hyjnë në Mal të Zi do të duhet të karantinohen për 14 ditë, kështu që të paktën për sa i përket turistëve tanë me siguri nuk do të ketë vizitorë në plazhe për ca kohë.

Baby Boo