SHKON PËR TË VJEDHUR, 23 VJEÇARI SHQIPTAR BIE NGA BALLKONI NË ITALI (DETAJE)


Një 23-vjeçar shqiptar me iniciale R. M., shqiptar në tentativë për të vjedhur në një banesa ka rënë nga ballkoni në Itali. Si pasojë është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Loano, Kuneo, Itali.

Mediat italiane raportojnë se në ndihmë të tij ka shkuar anëtarët e Kryqit të Kuq dhe më pas është transportuar për në spital. Bashkë me të ka qenë edhe një tjetër shqiptar i cili është arratisur.

Mësohet se ata ishin ngjitur në katin e tretë të pallatit, duke u kacavjerrë në tubin e shkarkimit të ujërave të bardha.

Të rinjtë ishin futur në një apartament për të vjedhur, por pronari ishte kthyer dhe për pasojë ata janë munduar t’ja mbathnin duke u hedhur nga ballkoni i kuzhinës. Njëri prej tyre ka mundur të ikë, ndërsa 23-vjeçari ka rënë nga lartësia duke u plagosur rëndë.

Baby Boo