Shkon në paraburgim Arjeta A. nga Drenoveci i Tetovës mashtroi dhjetra njerez për viza!


Sot (21-mars), gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Gostivarit 41-vjeçares A.A. nga Tetova i ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh.

Dje (20-mars) ajo ishte privuar nga liria në Gostivar në bazë të nenit 247 të Kodit Penal dhe nga SPB Tetovë-Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale Gostivar është raportuar penalisht se vitin e kaluar dhe këtë vit ka kryer dhjetra mashtrime.

E dyshuara A.A. i ka kryer mashtrimet në zonën e Gostivarit, Tetovës dhe Shkupit, duke u premtuar rrejshëm të mashtruarve se për një kompensim të caktuar monetar do t’u siguronte viza pune për Gjermani, por edhe mashtrime të tjera. E raportuara A.A. është dërguar në Burgun e Shkupit për vuajtje të masës së paraburgimit./Pa Censure

Baby Boo