Shkon në 51 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri


Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nëntë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Shqipëri, duke shënuar kështu numrin e të prekurve në këtë vend në 51.

Nga 31 personat e testuar, nëntë nga ta, qytetarë dhe personel shëndetësor janë diagnoztifikuar me COVID-19.

Kurse numri i të testuarve deri më tani ka shkuar në 563 dhe prej tyre të konfirmuar pozitivë me këtë virus janë 51 raste.
Në Tiranë janë shënuar 34 raste, në Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë), Lushnje 2 raste, Elbasan 2 raste, Fier 6 raste dhe në Rrogozhinë 2 raste.

Baby Boo